Në rast se nuk planifikoni të shkoni në det këtë verë dhe i kaloni ditët e lira në pishinë, ka disa gjëra që duhet t’i kushtoni vëmendje kur bëhet fjalë për lëkurën dhe flokët tuaj.

Pishina është një vend ideal për freskim gjatë temperaturave të larta dhe shumica frekuentojnë këto vende në muajt më të nxehtë. Klori është gjëja e fundit që na shkon në mendje kur shkojmë në pishinë, por ai mund të dëmtojë seriozisht lëkurën dhe flokët dhe prania bakteriale aty nuk është edhe aq e përshtatshme për lagështinë e lëkurës. Klori heq të gjithë vajrat natyralë nga lëkura dhe flokët duke i bërë shumë të thatë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të shmangim notimin, por që mund të ndërmarrim disa hapa para se të shkojmë në pishinë. Për flokët, rekomandohet t’i lagni me ujë të freskët para se të zhyteni në pishinë dhe kjo është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar dëmtimin. Ju gjithashtu mund të aplikoni regjenerues për flokët në mënyrë që të absorbojë sa më pak klor.

Kur bëhet fjalë për lëkurën, aplikoni krem me faktor mbrojtës (nëse jeni në pishinë të hapur) dhe kështu vërtetë keni bërë punë të mirë. Kremi në fjalë do të sigurojë lagështi dhe do të shërbejë si një barrierë mes lëkurës dhe klorit. Pavarsisht se çfarë masa parandaluese keni marrë, mënyra më e mirë për të shmangur efektet negative të klorit është shpëlarja e flokëve dhe lëkurës mënjëherë sapo të dilni nga pishina.

Shmangi sapunet agresive dhe xhelet e dushit, dhe ndërsa lëkura është ende e lagur, aplikoni një krem hidratues të pasur me veti qetësuese dhe zbutëse si dhe kënaquni duke notuar në pishinë, pa u shqetësuar fare.