Sulmuesi kroat nuk do të largohet nga zi-kaltrit.

Interi dhe Ivan Perisic kanë arritur marrëveshje që ta zgjasin bashkëpunimin.

Sipas medieve në Itali, futbollisti ka pranuar që të qëndrojë në Milano, me kusht të vazhdimit të kontratës ku do të ketë edhe një rritje page për të.

Kësisoj, Perisiq do të bëhet lojtari i dytë më i paguar tek Interi, vetëm pas kapitenit Mauro Icardi.

Reprezentuesi kroat që është kërkuar me ngulm nga Manchester United këtë verë, ka kontratë me Interin deri në vitin 2020.