Ivan Perisic është afër rinovimit të kontratës me Interin.

Anësori kroat, Ivan Perisic, gjatë gjithë verës ka qenë objektivi kryesor i Jose Mourinhos, që e dëshironte me çdo kusht te Manchester Unitedi.

Por, tani lojtari është afër rinovimit të kontratës me Interin.

Sipas asaj që raporton “Premium Sport”, lojtari do të rinovojë kontratën deri në vitin 2021 dhe do të përfitojë nga 3 milionë euro në 5.5 në sezon.

“Djajtë e Kuq” i kanë ofruar 7 milionë në sezon, por tashmë ajo punë duket e kryer, kroati do të qëndrojë në “San Siro”.

 

Global