Interi i ka përgatitur kontratën e re futbollistit kroat Ivan Perisic, e cila i garanton pagë dyfish më të madhe se sa ajo aktuale, por po aq do të fitojë edhe nëse kalon në “Old Trafford”.

Perisic së shpejti do të bëhet lojtari i tretë i paguar kroat. Edhe pse gjatë gjithë verës ai u përfol se do të kalojë në Mançester United, në fund ai mund të mbetet edhe në Inter dhe atë me pagë dyfish më të madhe, transmeton KosovaPress.

Në fakt, lojtari kroat në “Giuseppe Meazza” fiton tre milionë euro, por Interi i ka përgatitur kontratën e re, e cila i garanton gjashtë milionë euro në vit.

Nëse në fund nuk pranon kushtet e Interit dhe kalon në Angli, shuma mesatare që do të fitojë po ashtu do të ishte rreth gjashtë milionë euro.

Në këtë mënyrë, Perisic do të kalojë në vendin e tretë në mesin e lojtarëve më të paguar kroatë, pas Luka Modriq, i cili në Real fiton në vit 7,5 milionë euro dhe Dejan Lovren, të cilin Liverpuli e paguan 6,1 milionë euro.