Një vajzë 17 vjeçare arabe e quajtur Lamyaa kishte marrë një mesazh nga një djalë që i kishte thënë se baba i saj “do ta rrah” nëse ajo vendosë të heqë shaminë.
Kështu që ajo vendosi t’ia dëshmojë të kundërtën duke e bindur atë se e ka gabim.
E gjithë kjo filloi kur Lamyaa që jeton në Pensilvani duke debatuar në një Chat lokal filloi një debat për Presidentin Trump dhe pikëpamjet e tij ndaj Islamit.
Ndërsa kjo mori telefonin dhe i shkroi babit duke i treguar se kishte vendosur ta hiqte shaminë.
“Baba, dua të tregoj diçka?, i shkrua ajo.
“Po mendoj ta heq shaminë!”, vazhdon vajza.
“Zemër ajo nuk është vendimi im dhe nuk është vendim që duhet me e marrë mashkulli. Nëse ndihesh se duhet ta bësh, bëje. Do të mbështes pa marrë parasysh”, ia kishte kthyer babai vajzës.
Vajza më vonë ka treguar se nuk do ta heqë shaminë. Por kjo tregon edhe njëherë nivelin e islamofobisë që ekziston në botë.
Por në krah të kësaj vajzës kanë dalë shumë njerëz anekënd botës.