Amanda Coats, një nënë në Melbourne kishte shkuar në një klinikë për t’i bërë vetullat tatuazh, në mënyrë që vetullat e saj të dukeshin më të trasha.

Nëna në fjalë ka pretenduar se takimi i saj në këtë klinikë për t’i realizuar vetullat tatuazh u shndërrua në një makth të vërtetë mjekësor, raporton DailyMail, transmeton Indeksonline.

Coats ka postuar fotografi që tregonin se si infeksioni kishte shkatërruar vetullat dhe lëkurën përreth.

Ajo gjithashtu ka pretenduar se trajtimi i saj ishte dukshëm i keq.

“Ajo ishte duke nxituar, duke shkuar brenda dhe jashtë dhomës, duke marrë edhe klientë të tjerë gjatë procedurës përderisa po bënte një palë vetulla tatuazh”, ka shkruar  Amanda Coats.

“Ajo nuk ka vënë doreza të reja në çdo kohë, gjë që nuk mban gjërat sterile”.

Gjithashtu nëna ka thënë për DailyMail se ajo  u zgjua me dhimbje dhe lëkura kishte filluar të zhvishej.

“Unë u mundova të shpjegoj se lëkura në të vërtetë ishte duke u larguar dhe ajo vazhdoi që të më pastronte. Pyeta atë se çfarë po ndodhte, por thjeshte u injorova edhe njëherë .Ajo tha se venitja ishte normale dhe se duhej të pritej për reaksionin tjetër. Unë i thashë se nuk është venitje dhe që copëzat e lëkurës po iknin. Ajo tha se isha dramatike”, ka shtuar Amanda Coats, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se po vazhdonte t’i dërgonte fotografitë nga dita në ditë, nga vazhdimi I infeksionit.

“Ajo tha se nuk i mori fotografitë dhe nuk i kishte parë. Dërgova postë elektronike dhe në Facebook u shkrova. Vazhdova t’i lajmërohem dhe thjeshtë ajo nuk u kujdes aspak”.

Amanda gjithashtu ka thënë se i duhej të vizitonte mjekët gati çdo dy ditë dhe se vazhdon të përdorë antibiotikë, një krem antibiotikë për sytë e saj dhe steroide për ënjtje.

“Unë duhet të kujdesem vazhdimisht për plagët. Kostoja e gjithë kësaj është tani më e madhe se ajo që pagova për procedurën”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjithashtu ka shtuar se është në dhimbje të tmerrshme dhe se ka mpirje dhe migrene të tmerrshme.

I kontaktuar nga DailyMail, pronari i klinikës ka mohuar versionin  e ngjarjes së Amandës, duke thënë se ajo ishte e “kënaqur” pasi kishte dalë nga klinika.

“Nuk ka mundësi që të jemi përgjegjës për infeksionin në fazën dy javë e gjysmë pas procedurës. Gruaja ime ka bërë më shumë se 2 mijë këso lloj procedurash dhe asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë problem të infektimit. Do të ndërmarrim masa kundër pacientes për shpifje”, ka thënë pronari i klinikës përderisa klientja ka thënë se ajo gjithashtu ka fituar përfaqësimin ligjor./Indeksonline/