Seria e replikave dhe kundër-replikave midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit e shënuan vazhdimin e sotëm të 11-të të seancës së gjashtë kuvendore në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski. Debati do të vazhdojë nesër në orën 11:00.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, kërkesa e Qeverisë është e pabazë dhe e paargumentuar. Ata i referohen nenit 8a nga Kodi zgjedhor me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjitha procedurat për emërime dhe shkarkime të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhje. Debati i tillë, vlerësuan, me qëllim detyrohet, që të defokusohet opinioni nga temat aktuale si huamarrja, zjarret, refugjatët…

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se qytetarët do të vlerësojnë nëse bllokohet ose jo Kuvendi dhe theksoi se ai vetëm e zbaton atë që është vullnet i deputetëve.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Në rend dite të kësaj seance kuvendore ka mbi 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.