Një punë kolosale vazhdon të zhvillohet tashmë në ish-deponinë e Tetovës. Kompania e kontraktuar nga Komuna e Tetovës “GOLEC TRANS” në një afat rekord ka aritur që të pastroj pjesën më të madhe të hedhurinave në hyrje të deponisë.
Pamjet që kemi siguruar reth pastrimit të ish-deponisë, bëjnë të ngjajnë njësoj me atë të fushave të tenisit.
Aktualisht është duke u siguruar sasia e dheut cilësorë që do ta transformojë atë zonë të qytetit në një pjesë atraktive.

Përndryshe numri një i Tetovës Teuta Arifi, në një konferencë për gazetarë gjatë fillimit të punimeve kishte theksuar që në një afat rekord deponia do të pastrohet tërrësisht.