Zjarr i madh ka shpërthyer sot në orët e mesditës në deponinë e egër në hyrje të Tetovës. Flakët e zjarrit sipas zjarrfikësve janë ndezur që në orët e mëngjesit, por me intervenimin e tyre ata janë shuar, megjithatë, rreth orës 13, zjarri shpërthen sërish por kësaj radhe me përmasa shumë më të mëdha. Në pamundësi që vet zjarrfikësit e Tetovës të merren me shuarjen e zjarrit, në ndihmë janë kyçur edhe zjarrfikësit nga Gostivari.

Ky zjarr përveç rrezikut që paraqet për shtëpitë dhe objektet afariste që janë rreth tij, rrezik të madh paraqet edhe për shtyllat e lartëpërçuesve që janë pas nesh dhe që rrezikojnë çdo moment që të ndizen nga flakët dhe të rrezikojnë edhe shtëpitë.

Banorët shprehen të revoltuar nga komuna, sepse, siç thonë ata, vite me radhë kanë kërkuar largimin e deponisë nga ky vend.

Kur nuk ka shtet nuk ka rend, kësi gjërash pritni përditë, ishalla e djeg krejt shtetin një herë barëm digjemi dhe rehatohemi”.

Kjo është punë e keqe sëmundjet krejt prejkësaj vinë, kjo qelbësirë në mëhall është, këtu jetojmë sa i hapim dritaret hyn erë e keqe dhe i mbyllim”.

Kjo është vërtetë katastrofë, njëherë për ata që i lënë mbeturinat këtu dhe e dyta më e keqja thonë se dikush e ka ndez me qëllim. Vet ma thanë ca që punojnë rojë këtu. Këtu helmohen fëmijët tanë, s`kanë faj njerëzit që ikin nga Tetova Gostivari e gjetiu”.

Uroj shumë që mos e llogarisin këtë për zgjidhje që ta lënë që të digjet dhe njëherë tjetër dhe tu zgjidhet problemi sepse kjo është turp për komunën e Tetovës, qytetin e Tetovës Qeverinë dhe gjitha institucionet tjera-thonë disa banorë.

Në vendngjarje ka dalë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës zonja Teuta Arifi.

 Sinkron:Teuta Arifi. Kryetare e kom Tetovës

Zjarri vazhdon të digjet edhe më tej, ndërkohë që zjarrfikësit po bëjnë çmos për lokalizimin dhe shuarjen e tij.