Mbrëmë është mbajtur eventi ‘Teen Choice Awards’, në të cilin të pranishëm ishin shumë emra të njohur.

Ndër ta edhe dy shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora, të cilat performuar në skenën e ‘Teen Choice’, shkruan lajmi.net.

Që të dyja, si Rita ashtu edhe Bebe kishin përgatitur mirë performancat që ‘elektrizuan’ publikun.

Bebe performoi këngën “Back To You” bashkë me Louis Tomlinson, ndërsa Rita këngën e fundit ‘Your Song’.

Performancat e të dy artisteve u vlerësuan lartë, sidomos ajo e Ritës e cila kishte marrë me vete edhe një grup që u përkujdesen për koreografinë në skenë.