Miley Cyrus ishte njëra prej të famshmëve që performoi në “MTV Video Music Awards 2017”.

Këngëtarja 24-vjeçare doli në skenë për të kënduar këngën e saj të re “Younger Now”, të dielën në “The Forum” në Los Angeles.

“Për të gjithë fansat e mi dhe ata që e duan muzikën, të cilët e kanë bërë @vmas speciale, kjo natë do të ishte asgjë pa ju”, ka shkruar Miley në Instagram.