Blaise Matuidi ka arritur në Torino për të kryer testet mjekësore
Mesfushori francez i PSG-së, Blaise Matuidi ka arritur në Torino, ku do të kryej testet mjekësore në Juventus dhe më pas do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Lojtari Juventusit i ka kushtuar 20 milionë euro, plus pesë të tjera bonuse, në varësi të sukseseve.
“Kemi një të ri në Torino”, shkruan faqja e Juventusit.
Matuidi do të jetë një përforcim i madh për Juventusin dhe pritet të përbëjë një tandem të fortë me Khedira, Pjanic dhe Marchisio