VMRO-DPMNE me lajme të rreme po shpërndanë manipulime për realizimin e aksioneve në tregun vendor të letrave me vlerë dhe rezervave devizore.

Pa përmbajtje janë konstatimet e VMRO-DPMNE-së për gjoja ndonjë ulje të rezervave devizore. Bëhet fjalë për praktikë të rregullt të pagesës nga llogaria vetanake e shtetit të kësteve kreditore, interesit dhe borxheve të vjetra të shkaktuara nga qeverisja e kaluar.

Ajo që qytetarët presin nga VMRO-DPMNE është serioziteti dhe jo shpërndarja e lajmeve të rreme.

I vetmi kërcënim për Buxhetin dhe ekonominë ishin politikat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, të cilët për interesa kriminale të individëve i futën ne borxh qytetarët dhe e rritën borxhin publik në nivelin e mbi 50 %.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon në stabilizimin e borxhit publik, në menaxhimin efikas me financat publike në atë kontekst borxhi po zvogëlohet për herë të parë pas shumë viteve, janë të siguruara mjetet financiare për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, janë kthyer 3.9 miliard denarë nga TVSH-ja për firmat dhe tregun ekonomik në përgjithësi, janë siguruar mjete për rritjen e pensioneve në përputhshmëri me koston e jetesës, gjegjësisht 2.160 denarë në vit më shumë për çdo pensionist.