Pas kacafytjes në Lëvizjen BESA të Çairit, ka shpërthyer edhe në degën e Kumanovës. Siç mëson portali TetovaSot, përçarje te “BESA” e Kumanovës ka nisur për Nexhbedin Bajramin ku thuhet se synon kreun e këshillit. “Nëse Nexhmendin Bajrami nuk tërhiqet nga qëllimi i tij për të qenë i pari në listën për këshilltarë komunal, atëherë një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë së kësaj partie pritet të largohen së shpejti” thonë burime partiake

Gjithashtu nga këto burime mësojmë se pakënaqësi më e madhe mbizotëron tek anëtarësia nga lagja Dardania, e cila në zgjedhjet e dhjetorit vitin e kaluar i ka siguruar “Besës” numrin më të madh të votave në këtë qytet. Revolta ka shpërthyer pasi drejtuesit e lëvizjes “Besa” në Kumanovë vetëm për shkak të lidhjeve farefisnore me krerët më të lartë të partisë po synojnë të kryesojnë listën e këshilltarëve pavarësisht se kanë shënuar rezultatet më të dobëta nga nëndegët tjera.

Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 15 tetor të këtij viti ku pritet të garojnë shumë kandidat të partive politike shqiptare ku tani në këtë vit në disa zona do të ketë kandidat edhe nga LSDM-ja.