Përçarje në degën e BDI-së në Likovë para zgjedhjes së kandidatit për kryetarë komune.

Ish ushtarët dhe komandantët e UÇK-së nga Komuna e Likovës (Sllupçani) kanë dalë kundër Ministrit Sadulla Duraku dhe kërkojnë të nominojnë kandidatin e tyre. Në mesin e komandantëve që kundërshton rikandidimin e Durakut dhe disa emrave të afërt me Durakun,është edhe Enver Bajrami.

Ai bashkë me shokët e tij të luftës dëshirojnë të kandidojnë Abedin Zimberin ose Vahid Sahitin si kandidat të BDI-së për Komunën e Likovës. Ai thotë se nëse nuk përfillët kërkesa e tyre do t’i bashkohen Hadi Osmanit- LSDM. /Lajmpress/