Abdulla Mehmeti

Sa shumë ka pasur dhe ka nevojë edhe në Maqedoni shqiptarët të themelojnë një shoqatë me emrin ,,Çamëria”, për sensibilizimin e opinionit për Çështjen e Çamërisë. Këtë, sidomos e ka pasur dhe e ka borxh qyteti i Shkupit, emri i të cilit u këndua ndër dekada i pandarë nga emri i Çamërisë.

KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË

Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Janë bashku qytete e katunde
Edhe bjeshkët me malësorë
Bjeshkët me malësorë

N’kamë janë çue burrat për liri
N’kamë janë çue burrat për liri
Plava e Gucia, me Shkup e Çamëri
Me Shkup e Çamëri

Po lufton Prizreni, Peja e Gjakova
Po lufton Prizreni, Peja e Gjakova
Drenica e Llapi me Rugovë
Llapi me Rugovë

Ç,na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç,na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrojë Kosova e jonë pëgjithmonë
Kosova përgjithmonë

Ky është një version i këngës patriotike ,,Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, e shënuar në katundin Shipkovicë, në vitin 1981, e cila është kënduar nga forcat atdhetare në Malësinë e Tetovës, që nga periudha e Rilindjes Kombëtare e më vonë.

Një version i kësaj kënge u modifikua dhe komponua si këngë solemne, himn i Kosovës, pas vitit 200, duke i hequr asaj disa vargje me përmbajtje patriotike. Arsyet mund të paramendohen.

* * *

,,Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” është një këngë patriotike e kënduar në kohën e Rilindjes shqiptare nga luftëtarët e kohës. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000, një version i këndimit i kompunuar nga Rauf Dhomi është propozuar nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova si himn i Kosovës.*

Teksti i përpunuar:
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Janë bashku’qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku’qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë

*Nga Wikipedia

(8 gusht 2017)