Fanella me emrin Neymar Jr dhe me numrnin 10, i cili kushton rreth 100 euro, vetëm për një ditë është shitur në 10 mijë copë, me çka ka sjell PSZH-së , fitim prej një milion euro. Nëse vazhdohet me këtë avaz, sipas përllogaritjeve të mediave franceze, 222 milion eurot e harxhuara, do të kompensohen që në fillim të vitit të ardhshëm. Mirëpo duke ditur faktin se një pjesë të shitjes ndahet me prodhuesin e veshjes sportive “Nike”, skuadra e PSZH do të duhet për 2 deri me 3 vite, me këtë tempo të shes fanellat, që të mbulojë 222 milion euro e harxhuara për të sjell Nejmarin në Paris. Fanella me emrin e Nejmarin është shitur vetëm në 2 shitore në Paris, ndërsa prej sot, shitësit kanë sjellë rregullën e re, me të cilën një person mund të blejë vetëm një fanellë.

Global