Nga Sulejman Mehazi

Për inat të Fahri Xharrës dhe Kastriot Myftarajt, Ministri i parë i shtetit shqiptar Mehmet Deralla lindi në Pollogun e Tetovēs, e çfaj kemi ne se ju plasni;

Për inat të këtyre dyve, nëna e Skënderbeut lindi në Pollogun e Tetovës, e ç’faj kemi ne se ju plasni;

Për inat të këtyre dyve, mjeku i famshëm shqiptaro-amerikan Ferit Muradi që mori çmimin Nobel, është me prejardhje nga Pollogu i Tetovës shqiptare, e ç’faj kemi ne se ju plasni;

Për inat të këtyre dyve, Tetova ka dy Universitete, ç’faj kemi ne se ju plasni;

Për inat të këtyre dyve,  e Shenjta Nëna Terezë që mori çmimin Nobel, lindi në Shkupin e shiptarëve të Maqedonisë, e ç’faj kemi ne se ju plasni;

Për inat të Fahri Xharrës e Kastriot Myftarajt, Kongresi i Alfabetit, u mbajt në qytetin e Manastirit të shqiptarëve të Maqedonisë, e ç’faj kemi ne se ju plasni;

Për inat të këtyre dyve, e kemi pasanikun më të madh shqiptar, Lazim Destanin, që me humanizmin e tij të madh e duan jo vetëm tetovarët, por gjithë shqiptarët, e ç’faj ka klubi futbollistik “Shkëndija”, i Lazim Destanit qe luan me Milanin, ju plasni, plasni e plasni!