Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është përfolur për një lidhje me portierin e Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë, Alban Hoxha.

Por para pak ditësh u ngritën dyshime për një ndarje mes tyre. Kjo gjë irritoi jashtë mase këngëtaren më seksi shqiptare, e cila reagoi në mënyrë të ashpër kundrejt mediave. Por me sa duket Çiljeta ka dashur të hedhë poshtë të gjitha aludimet me këtë postimin e saj më të fundit.

Këngëtarja ka gdhendur në dorën e saj një tatuazh pikërisht në gishtin e unazës, ku duket iniciali i parë të emrit të djalit, që ajo dashuron.

Gjithçka është zbuluar, teksa Çili ka dashur të ekspozojë modelin e ri të thonjve, por padashje ka zbuluar dhe këtë ndryshim të ri.