Marjorie McCool nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, është në lidhje dashurie me Kyle Jones, që është shume më i ri se ajo.

Derisa ky i fundit i ka vetëm 31 vjet, partnerja e tij prej pesë vitesh tani ka mbushur 91 vite.

“Të gjithë e kanë shijen e tyre, dikush i pëlqen biondet, femrat e holla, apo kanë shije tjetër. Unë i dua gratë e moshuara”, ka thënë Jones, që kurrë nuk ka pasur partnere të moshës së vet, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët zakonisht i ngatërrojnë për gjyshe me nip, por befasohen kur ata nisin të puthen.
“Duhet të na shohin kur hyjmë në shtrat së bashku”, ka thënë me mahi McCool, e cila është shumë e lumtur që ka gjetur “njëriun e zemrës”.

Më poshtë mund t’i shihni momentet intime të partnerëve, që po çudisin të gjithë që i shohin.

Global