Pentagoni i ka kritikuar planet e Turqisë për blerje të sistemeve zenite raketore ruse S-400 në vend që të investojë në teknologji të NATO-s, publikoi “Huriet dejli njuz”.

Paraprakisht, mediat turke  publikuan se biznesi për blerje të sistemeve raketore ruse tokë – ajër S-400 tashmë është finalizuar.

“Ideja më e mirë thënë thjeshtë është që aleatët të blejnë pajisje kompatibile operative. Çdo aleat dhe çdo partner me të cilën veprojmë bashkë dëshirojmë që të blejnë pajisje dhe të investojnë në pajisje me të cilën në mënyrë shtesë do të investohet në Aleancën tonë”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Dejvis.