Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë ka publikuar një video përmes së cilës ka denoncuar mënyrën e shpërblimit të dhunës që kanë shkaktuar aktivistët e saj nëpër protesta, duke i punësuar më pas kundërligjshëm në Komunën e Prishtinës.

Në video shihen me fotografi dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga komuna të ndryshme që janë punësuar nga Albin Kurti e Dardan Molliqaj në komunën që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Punësimi i rreth 500 militantëve të Vetëvendosjes në Komunë të Prishtinës, sipas degës së PDK-së në Prishtinë, i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth 3 milionë euro.

Më poshtë videoja: