Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, sërish me akuza ndaj Maqedonisë, se me përhapjen e irredentizmit po pengon rrugën e integrimit të saj euroatlantik.

Deklarata e Pavlopoulos erdhi gjatë pritjes që i bëri ekipin të hendbollit të femrave greke të cilat në fillim të këtij muaji u larguan nga ndeshja me reprezentacionin e Maqedonisë në kuadër të kampionatit evropian, pasi në fanellat e reprezentacionit të Maqedonisë ishte i shkruar emri “Maqedonia”.

“Shpirti i vërtetë sportiv nuk është i përafërt me falsifikim të tillë të historisë, që në realitet përmbajnë tendenca irredentiste dhe me këtë shkelin edhe të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane. Atë që e bëtë, ju nderon pasi keni mbrojtur atdheun dhe sportin”, tha Pavlapoulos.

Akuza për sjellje irredentiste nga ana e Maqedonisë ka pasur edhe nga drejtues tjerë të lartë grek. Nuk dihet nëse tonet e tilla të Athinës zyrtare do të ndikojnë në vizitën e paralajmëruar të shefit diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në fund të muajit në Shkup