Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi mu në fillim të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së gjashtë të Kuvendit për shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski dha pauzë pasi paraprakisht deputetët nga VMRO-DPMNE-ja të pranishëm në sallë qëndruan para foltores.

Spikeri i Kuvendit, Talat Xhaferi ia dha fjalën deputetes Vlladanka Aviroviq, ndërsa njëkohësisht në foltore doli deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE. Pasi që Milloshoski refuzoi të largohet nga foltorja, Xhaferi kërkoi nga sigurimi të sigurojë kushte për punë sepse, siçtha, nuk i ka dhënë fjalë. Deputetët nga VMRO-DPMNE qëndruan para foltores, ndërsa kryetari i Kuvendit dha pauzë.

Në fillim të vazhdimit të mbledhjes së gjashtë kuvendore deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE e prësëriti qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është e paligjshme dhe sërish kërkoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

Siç ceket në arsyetim, Qeveria propozon që Kuvendi ta shkarkojë Prokurorin publik për shkak të kryerjs së funksionit në mënyrë të paligjshme, të pasaktë dhe jo mjaftueshëm në mënyrë profesionale. Në dokument qëndron edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e vet ka treguar se nuk është i aftë për kryerje të funksionit dhe se e prishpë imazhin e tij.