Nga Ylber Jahiu

Situata poltike në Kosovë sa shkon e vështirësohet, duke mos lën hapsirë të kesh lakminë e një shteti i cili ecë përpara duke pasur parasyshë historinë e frigshme që përjetoi në dekadat e fundit.

Popujt në vazhdimësi kanë pasur heronj, atëdhedashës dhe njerëz të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës shoqërore të kombit të vet. Kjo në asnjë rast nuk ka ndodhur me patriotizëm të rejshëm, e aq më pak me imponimin e një politike dykahëshe që me çdo kusht të marë pushtetin duke shkelur mbi gjithëçka shoqërore.

Kur flas për Kosovën dua të them atë ndjenjë patriotike që më nxiste dikur lideri i LVV-së, Albin Kurti, duke na thënë se UNMIKU, EULEX-i nuk ia duan të mirën Kosovës dhe se ka me na e kthy Serbinë në Kosovë. Për fat të keq UNMIK-u dhe EULEX shkuan por Serbia nuk u kthye më. Por rrugët e Prishtinës mbetën të lara me gjak të njomë… Madje shkuan aq larg saqë thonin se projekti i presidentit Ahtisarit nuk i garanton sovranitet Kosovës dhe se kjo do të jetë një pavarsi e kushtëzuar por në fakt nuk po del as kjo ashtu si tha Albini.

Ta duash atëdheun nënkupton t’i përkushtohesh me gjithë qenien tënde pa mos e parë ate si projekt fitimprurës përmes së cilit do t’i plotësosh apetitet materiale të vetes, familjes dhe klanit të subjektit që drejton. Kurti si një lider pretendent për kryeministër nuk po ia del të ballafaqohet me ekonominë e rëndë të Kosovës sa për këtë arsye gruaja dhe vajza e tij jetojnë jashtë Kosovës thënë ndryshe ai nuk do që familja e tij të përjetoj skamjen. Ai e shiti banesën në Prishtinë për gjoja të financojë partinë, por këtë siduket e bëri vetëm pasi kishte siguruar një të tillë jashtë Kosovës.

Kurti ishte ai i cili nominoi Ramush Haradinajn për kryeministër, duke harauar se ishin këta të LVV-së që para kualicionit AAK-në e Haradinajt e quanin parti të Haraçit, por këtë si duket e haruan kur formuan kualicionin VLAN për të rëzuar nga pushteti Hashim Thaçin. LVV-ja i harroi edhe paditë që kishte ngritur ndaj të koruptuarit Isa Mustafa, madje thonin se ky shtet i kapur nuk po vepron ndaj krimit të Isa Mustafës. Ata për pushtet gëlltitën të gjitha, por kjo llogari nuk i doli VLAN-it për shkak se pikërisht LDK-ja e kryesuar nga Isa Muastafa ariti marvesjhe me PDK-në, duke marë kështu postin e kryeministrit dhe duke i lënë në opozitë VAN-in.

Atëkohë Albin Kurti e akuzoi Isa Mustafën si Kolabracionist, njeri që i shërbeu komunizmit, Jugosllavisë dhe që së fundmi ju nënshtrua PDK-së e SHIK-ut duke votuar për ktyetar një njeri që sipas tyre kishte vrarë veprimtarët e LDK-së, bile bile duke pyetur Sabri Hamitin se çfarë do të bëhej me librat dhe doktoraturat e tij?!

Kualicioni VAN organizoi shumë protesta, ku Albin Kurti edhe pse nuk ishte kryetar në subjektin e tij ai merte fjalimin në protresta duke marë bajrakun se ai ishte njeriu që bën ndryshimin për Kosovën dhe se ai ishte njeriu që ofronte “shpresën”.

Albin Kurti flet pandalë për tregti deputetësh si dhe për joshje të tyre në forma të ndryshme por ishte pikërisht LVV-ja që joshi dhe mori nga AAK një deputete dhe disa nga subjekte te tjera! Sot Kurti sërish akuzon komandantët pasi prishën kualicionin me ta dhe ia shuan dëshirën për pushtet. Ai sërish për të marë pushtetin i vardiset LDK-së, liderin e të cilës e kishte quajtur Kolabracionist, si njeri të koruptuar madje kishte nisur protestusit për te shtëpia e tij dhe duke ju thënë Policëve “mos i qëndroni besnik Isa Mustafës dhe ai ka Besnikun e vet” duke aluduar në tenderin që kishin marë nga qeveria djemtë e Isa Mustafës.

Po e pyes sërish publikisht se si mundet kandidati për kryeministër të mos e njeh flamurin, stemën dhe himnin e shtetit të vet shtetit të cilin pretendon ta drejtoj. Mbi cilin flamurë, kushtetutë dhe himn do të betohej ai që si njeh këto simbole të shtetit të vet?

Vet Albin Kurti në emisionin Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës tha se LVV-ja nuk i ka sjellë ato simbole por i ka gjetur aty dhe se do t’i respektoj ato sipas kushtetutës dhe se do jenë edhe më tej aty.

Sikur kjo pallavër të mos zgjaste shumë si gjitha të tjerat ata po sillen me flamuj kombëtarë dhe me “znaçka” në sallën e kuvendit të Kosovës duke përbaltur simbolet e Kosovës.

I dashur Albin! Do të isha krenar edhe më tej me ty sikur me këtë znaçkë të shkoje për një protestë te Ura e Ibrit ose aty te muri në Mitrovicë…

Albin, patriotizmit tënd po i vjen era Euro, pushtet dhe ndjenjë e flaktë për të instaluar militantët e LVV ç’do kund!

Më vjen mirë që Kosova ju sheh…