Menjëherë pas përfundimit të Super kupës së UEFA-s, mbrëmë ekipet e NP “Higjienës komunale” – Shkup zbatuan aksion të veçantë për pastrimin e rajonit qendror të qytetit – sheshet Maqedonia, Filipi i Dytë, Bogorodicë, Nënë Tereza dhe VMRO, si dhe rreth stadiumit të qytetit.

Siç kumtoi NP “Higjiena komunale”, në aksion janë angazhuar 60 punëtorë.

Ekipet e “Higjienës komunale” bënë edhe pastrimin e rrugës “Samoilova” si dhe të platosë para kishës Shën Spasi nën Kalanë e Shkupit, ku zhvillohet manifestimi “Pivolend”.

чистење скопје

Në pastrimin pas ndeshjes, siç njofton Qyteti i Shkupit, u kyçën edhe ndërmarrjet e tjera publike komunale me aktivitete në sipërfaqet e gjelbra publike në Parkun e Qytetit, në rrugë dhe në sheshet në të cilat ishin të vendosura zonat e fansave.

Aktivitetet, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, u zhvilluan gjatë natës dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme deri në pastrimin e tërësishëm të hapësirës.

Sipas autoriteteve të qytetit, në ndeshjen midis Real Madridit dhe Mançester Junajted kanë marrë pjesë rreth 33.000 tifozë, ndërsa Shkupin ditëve të kaluara e kanë vizituar mbi 100.000 turistë.