Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zgjedhur që mos të vazhdojë më ndonjë turne në Kosovë dhe për këtë ajo ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku këngëtarja po kërkon famë ndërkombëtare.

Pasi ka realizuar disa këngë atje, Dafina në disa foto që ia publikuan portalet shqiptare, ku shihej se ka shtuar peshë ka vendosur që të mos konsumojë më mishra.

Këngëtarja në bazë të fotografive që ka postuar në instagram tregon se është duke konsumuar më shumë ushqim me përmbajtje vegjetarianë.

“Vegan”, ka shkruar ajo duke dhënë të kuptohej që këngëtarja nuk do të konsumojë më produkte të mishit.

Ndryshe, Dafina përpos si këngëtare në disa intervista e ka pohuar se është një kuzhiniere e mirë.

Madje, këtë zotësi të sajën e kishte provuar edhe në disa emisione televizive.