Olsi Klosi, ish-banori i Big Brother 9, ndodhet në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga partnerja e tij si dhe flirtet e tij me tifozen sexy të kombëtares shqiptare.

Por këtë herë ai ka bërë një veprim jo të pëlqyer për një pjesë të mirë të ndjekësve të tij. Ai ka bërë bashkë disa 50 Euro dhe ka fshirë me to këpucët.

Dhe si të mos mjaftonte me kaq një tufë tjetër me Euro ai i ka bërë ai pecetë për të mos u ndotur nga ushqimi.

Ky është një mosrespekt ndaj parasë. Duket sikur këto nuk janë para ‘djerse e mundi’ (siç thotë populli), se në të kundër nuk mund të tallej askush në këtë mënyrë.

Ndërkohë nuk dihet ende se si i siguron të ardhurat ish-banori i Big Brother. Gjithsesi vlen të theksohet se me shumë gjasa eurot të cilat përdor olsi në të dyja fotografitë janë printime false.

ImageImage