Këngëtarja Arilena Ara dje publikoi versionin më të ri të këngës “Nëntori”, që e titulloi “Im Sorry”.

Pra, Arilena lansoi këngën në versionin anglisht, me të cilën debuton në tregun ndërkombëtar.

Pas publikimit të kësaj kënge, Arilena mori përkrahje nga gjithë bota e artistëve, e në mesin e tyre edhe bashkëpunëtori i saj Flori Mumajesi.

“I flet zëri… @arilenaara” shkruan Flori sipër një fotoje të ndarë nga klipi i këngëtares.

Për ndryshe, kënga “Nallane 3” është projekti i përbashkët i Florit dhe Arilenës, i cili u lansua një muaj më parë, këngë e cila ka marrë mbi 7 milionë klikime.