Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar tetë bomba të fuqishme pranë kufirit të saj me Veriun, në një shfaqje që mediat lokale e quajtën si “forca dërrmuese”.

Ai erdhi si përgjigje pas testit të fundit të raketave të Kim Jong-un, mwgjesin e sotëm.

Presidenti Moon Jae-in urdhëroi veprimin ushtarak dhe bombat u hodhën nga katër avionë luftëtarë “F-15K”.

Mendohet se ky bombardim në lindje të vendit erdhi për të “shfaqur aftësinë për të ndëshkuar” Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojw.

Bombat” MK-84” mund të depërtojnë në rreth 11 milion metra/ katrorë tokë.

Koreja e Jugut tha se të teta bombat goditën objektivat e tyre në një terren testimi.

Agjencia vendase e lajmeve tha se zyrtarët qeveritarë donin të tregonin aftësinë e Seulit për të pushtuar fqinjin e saj luftarak.