Takimin e sotëm me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Rama e ka cilësuar si ditë të mirë pune jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

Në një mesazh të shkurtër në Facebook, ai shprehet besimplotë se do të ecim më shpejt si me bashkëpunimin rajonal ashtu edhe me integrimin europian.

“Ditë e mirë pune për rajonin e për Shqipërinë. Qoftë me bashkëpunimin rajonal qoftë me integrimin europian, do të ecim më shpejt. Për më shumë ekonomi dhe punësim,” shkruan Rama në FB.

Kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu siç ishte parashikaur, zhvilluan ditën e sotme një takim joformal në Durrës.

Përveç të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama, në këtë tryezë moren pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për

Evropën dhe Azinë Qendrore.