Nuk kanë të ndalur telashet dhe problemet për aktoren e ‘Apartamenti 2xl’ Eliona Pitarka. Pak ditë pasi i publikuan bisedat intime në rrjetet sociale me një djalë, së fundmi asaj po tentojnë t’i vjedhin llogarinë e Instagramit. Është vetë aktorja dhe prezantuesja e lajmeve topless që ka njoftuar se dikush po tenton t’i vjedhë llogarinë.

“Pse po plasni shume xhanem? Trilluat, shpifet nga gjerat me te ndyra. Tani akoma skeni te ngopur e po tentoni te me vishni Instagramin. Me vine e-maile qe dikush po tenton te ma marre. Po mire kaq e rendesishme qenkam per ju sa ne vend qe te pini nje birre, te freskoheni ne det, te hani ndonje embelsire qe t’ju embelsohet shpirti katran, por jo, do merreni me Elionen gjithe veren. Beni pak pushim se nuk po mbusheni dot me fryme”, shkruan ajo.