Pierre-Emerick Aubameyang ka shtyrë Ousmane Dembelen drejt Barcelonës.

Barcelona është duke kërkuar me ngulm zëvendësuesin ideal të Neymarit, pasi braziliani brenda pak ditëve do të zyrtarizohet te Paris Saint Germaini, si transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton Gazeta Express.

 Barça ka një listë të gjatë të kandidatëve të mundshëm që mund ta zëvendësojnë Neymarin, në mesin e tyre është edhe anësori i talentuar i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, të cilin e ka kërkuar edhe vitin e kaluar.

Dembele duket se është kandidati më serioz, të paktën kështu tregon ky reagim i shokut të tij skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang ia ka bërë share në profilin e tij në rrjetet sociale një interviste të Dembeles të bërë në vitin 2016, ku kishte thënë se ëndërron të luajë për Barcelonën.

Ky reagim i Aubameyangut, ka shtyrë mediat të spekulojnë se 20 vjeçari francez mund të jetë rrugës për t’u transferuar në “Camp Nou”

Loading...