Kylian Mbappe më në fund e ka sqaruar të ardhmen e tij. Sulmuesi francez dëshiron që në këtë verë të largohet nga Monaco, pasi dëshiron që të transferohet te një skuadër që mund të fitojë Ligën e Kampionëve.

Mbappe ka vendosur që ta injorojë kalimin te Real Madridi, dhe sipas ORAinfo të transferohet te PSG-ja. Sulmuesi ka zgjedhur që të transferohet te rivali i Monacos, pasi ka shprehur dëshirën të luajë me Neymarin, që është idhulli i tij i madh.

Ky transferim nga Monaco te PSG-ja mund të mbyllet për shumën e 155 milionë eurove.