Seri është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Amiens dhe është shumë afër transferimit në “Camp Nou”.

Edhe zyrtarisht, mesfushori Jean Michael Seri, nuk është ftuar për ndeshjen e së shtunës që Nice e zhvillon me Amiens.

Kjo ka rritur edhe më shumë spekulimet se lojtari do të transferohet në “Camp Nou”, i cili kërkohet nga katalanasit që një kohë të gjatë.

Në Spanjë tashmë e quajnë si punë të kryer transferimin e Serit në Barcelonë, teksa gjatë ditës së premte u zyrtarizua Ousmane Dembele