Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor fiks një më muaj më parë në Maqedoni, duke mbetur i plagosur.

Në aksidentin e 16 korrikut u plagosën 14 vetë, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, u përplas me një autobus dhe dy makina të tjera. Makina rrëshqiti si pasojë e reshjeve të shiut.

Fatmirësisht, ish-ministri i Financave duket se e ka marrë veten nga aksidenti. Ai u fotografua sot nga gazetarët e “Gazeta Shqiptare” në qendër të Tiranës. Ahmetaj mban paterica, me sa duket deri në rikuperimin e plotë të tronditjes që i la aksidenti.

Fotot janë shkrepur përballë “Taivanit”, pak metra larg zonës së ish-Bllokut.