Një makinë është përplasur me një piceri në një fshat në jug të Parisit duke vrarë një vajzë dhe 5 persona të tjerë u plagosën.

Sipas RT, bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është kapur nga autoritetet e vendit.

Makina e tipit ‘BMW’ është përplasur me verandën e picerisë në mbrëmjen e së hënës (14 gusht 2017).

Sipas radios RTL 39-vjecari i i tha policisë se donte të vriste veten dhe se kishte armë me vete.

Pamjet e publikuara tregojnë tavolina dhe karrige të thyera, ndërsa makina ka hyrë brenda ambientit.

Shkaqet e ngjarjes kanë mbetur të paqarta dhe policia franceze po vazhdon hetimet, ndërsa momentalisht incidenti nuk është trajtuar si sulm terrorist.