Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI ka bërë një parashikim të zymtë sot, teksa sheh indiferencën që po tregon kreu i qeverisë ndaj zjarreve që po shkretojnë vendin.

Sipas tij, as nuk mund të pritet që gjendjen e jashtëzakonshme ta shpallë një kryeministër “turist”, sepse atij nuk i dhimbset vendi, ndaj Vasili ka dalë në konkluzionin “kryeministri turist përsëri do të iki duke na e lënë Shqipërinë të djegur. Të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete…”

Ja mesazhi i plotë i Vasilit:

“Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.

Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist, se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.

E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë: Shqipërinë të djegur të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete….”