Manchester City janë duke konsideruar mundësitë të paguajnë klauzolën e Lionel Messit.

Sipas Canal Plus në Francë, pronari i klubit anglez, Khaldoon Al Mubarak, është i gatshëm të paguajë 300 milionë euro Barcelonës për të liruar argjentinasin. E gjitha kjo në ditët e fundit të tregut të transferimeve verore.

Sheiku i klubit anglez kishte thënë muaj me parë se do e bënte transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit para shtatorit të 2017 dhe me kalimin e Neymar te Paris Saint Germani për 222 milionë euro, Messi mund të jetë rekordi i Cityt.

Vlen të theksohet se Messi ka një kontratë që e lidh me klubin katalunas deri në qershor të 2018 dhe ende nuk ka dhënë shenja të rinovimit.

Barcelona aktualisht është duke tentuar të nënshkruajë me Philippe Coutinhon nga Liverpooli dhe Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundi.