Aleanca Kosova e Re përfundimisht ka lënë LDK-në për t’iu bashkuar PAN-it.

Kështu kanë thënë për Gazetën Blic burime brenda koalicionit PAN. Marrëveshja është arritur para pak çastesh.

“Behgjet Pacolli i ka thënë po PAN-it. Ai do të hyjë në Qeveri”, tha ky burim Gjithnjë sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli do të bëhet ministër i Punëve të Jashtme.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka tentuar të kontaktojë me Kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli mirëpo ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar rreth detajeve të fundit.