Deputeti i PAN’it, Pal Lekaj ka kërkuar që të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ, të mërkurën e ardhshme.

E më pas, njëri prej përfaqësuesve të PAN’it në takimin në Kuvend me Mikullovcin, tha se mund të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

“Ne si PAN jeni të mendimit që të mërkurën e ardhshme të mbahet dhe një konsultë, dhe të enjten apo të premten të mbahet seanca”, propozoi Pal Lekaj.

Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës, deputeti i VV’së Adem Mikullovci tha se seanca është thirrur për të enjten dhe të gjithë janë njoftuar me kohë.

“Kjo nuk është një lojë”, tha Mikullovci.

“Mbledhja u caktu me kohë dhe në mënyrë të rregullt”, tha deputeti më i vjetër nga mosha në Kuvend.

Ndryshe, më herët në këtë takim Enver Hoxhaj ka konfirmuar se koalicioni në fjalë nuk merr pjesë në seancën e 10 gushtit. /GazetaExpress/.