Një pamje tmerruese shihet në këtë klip, kur disa persona të maskuar sulmojnë një person me sopatë dhe me grushte që ishte brenda makinës.

Në fillim shihet vetëm një person duke e sulmuar fizikisht personin brenda makinës, por kur të tjerët e shohin që ai po reziston, aty vijë edhe disa të tjerë për t’a ndihmuar shokun e tyre me maskë, transmeton lajmi.net.

Njëri prej tyre ishte me sopatë dhe fillon që t’a godasë personin që ishte brenda makinës në mënyrë të tmerrshme.

Viktima shihet duke u përpjekur të mbrohet, duke hedhur grushta në drejtim të tyre.

Është e paqartë se si filloi grindja apo nëse njeriu në makinë u plagos rëndë. Kjo ngjarje e rëndë u filmua në Londër.