Rrugë të zbrazëta ku shenjat e jetesës janë të pakta. Pamjet tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe bëhet fjalë për Raqqa, vendin më të sulmuar nga terroristët në Siri.

Qyteti ka qenë nën urdhrat e ISIS që në 2014 dhe pati një sulm për ta në qershor, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara që ta merrnin nën kontroll. Forcat e koalicionit bëjnë rreth 20 sulme ajrore në ditë.

Mendohet se kanë mbetur rreth 20 mijë persona në qytet që fshihen nëpër shtëpia për të shmangur shpërthimet e minave apo plumbat.

Më shumë se 150 njerëz kanë vdekur që kur ka nisur sulmi. Pamjet janë filmuar nga gazetari Gabriel Chalim që tregon se si duket vendi. Ka pasur shumë pak video dhe fotografi pasi Raqqa ishte nën regjimin brutal të ISIS ku nuk lejoheshin telefonat dhe çdo njeri që mund të filmonte do vdiste.