Një 19 vjeçar terrorizoi banorët e Surgutit, ku sulmoi me thikë 10 persona. Ndërkohë që tashmë ka dalë video, ku tregohet momenti kur policia vret 19-vjeçarin rus Artur Gadzhiev në Surgut të Rusisë Qendrore.

Banorët në qytetin Surgut janë tmerruar kur ai filloi të qëllojë këmbësorët në rrugë me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 (me atë lokale), ndërsa personi në fjalë është qëlluar për vdekje nga policia, pasi plagosi tetë persona të pafajshëm, raporton Rusia Today.

T mobile In article [4] Laor

Paraprakisht nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo.