Ai ishte vetëm 17 vjeç kur filloj të obsesionohej me këngëtaren e famshme Nuk është hera parë që dëgjojmë se një fans ka bërë operacione plastike në mënyrë që të duket si idoli i tij, qoftë ai yll i filmit, muzikës apo i televizionit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe një fans i çmendur i Britney Spears. Bryan Ray, 31 vjeçar nga Los Angeles, ka paguar një shumë prej 80 mijë dollarësh, për më shumë se 90 procedura në mënyrë që të duket si ylli tij më i preferuar Britney Spears.

Ai ishte vetëm 17 vjeç kur filloj të obsesionohej me këngëtaren e famshme. Ai ka thënë se gjatë gjithë jetës së tij, ajo ka qenë një inspirim i madh për të, dhe shpreson se një ditë do të arrij pamjen e përkryer, që t’i ngjasoj asaj sa më shumë.