AKR ka folur për deklaratën e Haradinajt i cili tha se e sheh AKR’në si pjesë të Qeverisë së re.

Deputeti i AKR’së Islam Pacolli bëri me dije se ky subjekt nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve apo daljes së mundshme nga koalicioni LAA.

Islam Pacolli i tha Klan Kosovës se Ramush Haradinaj mund të flasë çka të dojë por se ai nuk mund të flasë për AKR’në.

Sipas tij kjo parti as nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, as që ka zhvilluar ndonjë bisedë me dikë jashtë LAA’së.