Shfrytëzuesit nga rr. “Ivan Haxhi Nikollov” të locuar rreth stacionit të fundit të autobusit me numër 41 në komunën e Kisella Vodës nesër nga ora 8:30 deri në orën 12:30 nuk do të kenë energji elektrike.

Në periudhën e njëjtë energji elektrike nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit e rr. 2 në fshatin Lisiçe e Poshtme në komunën e Aeroportit, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni.

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 15:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit nga bul. “Boris Trajkovski” të locuar te hyrja e parë e fabrikës OHIS, si dhe objektet te restoranti “Amor dhe Man” në komunën e Kisella Vodës.