Aktori i njohur i serialit “Nusja nga Stambolli” duket se ka gjetur një dashuri të re. Të gjitha dyshimet nisën nga një foto që aktori publikoi në rrjetet e tij sociale ku dukej vetëm këmba e një gruaje në qafën e tij. Edhe pse dyshohej për ish të dashurën e aktorit, vajza në fotografi nuk është ajo!

Tek ecte me makinën e tij aktori ka ndaluar për të pritur semaforin. Kalimtarët aty rrotull kanë parë që ishte ai, i shoqëruar nga e dashura e tij e re, dhe kanë nisur të bëjnë disa fotografi. Këto veprime e kanë acaruar Ozcan i cili ka bërtitur drejt tyre: Pse dreqin fotografoni?”
Sapo është ndezur drita e semaforit, ai është larguar menjëherë.