Partitë politike ende nuk kanë finalizuar listën e kandidatëve për kryetarë komunash. I pyetur për koalicion me Lëvizjen BESA, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela konfirmoi se grupet e punës të dy partive janë në bisedime por pa precizuar nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje.

Ndërkohë, nga BDI-ja e Ali Ahmetit deri tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Visar Ganiut për Çair dhe Fatmir Deharit për Kërçovë. Ndërsa, jozyrtarisht mësohet se BDI në Tetovë do të garojë me Teuta Arifin, ndërsa në Gostivar me Nevzat Bejtën, njofton Alsat-M.

“Po bëhen konsultimet e fundit në parti, me bazën dhe strukturat e partisë dhe qytetarët për të gjetur më të mirët, ne konsiderojmë se jemi favorit në këto zgjedhje lokale por duam që të dalim me kandidatët më të mirë, me program më të mirë. Deri më tani janë konfirmuar kandidati për Çair, Visar Ganiu dhe kandidati për Kërçovë Fatmir Dehari. Ditëve në vijim do të rrumbullakohen edhe emrat tjerë”, u shpreh Bujar Osmani nga BDI.