Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se pret që Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili me flamur evropian i është parashtruar Kuvendit, të gjendet para deputetëve më 13 shtator dhe të marrë mbështetjen nga të gjitha partitë politike.

“Informatat tona janë se do të vihet në rend dite diku më 13 shtator dhe presim shpejtë të miratohet sepse ligji është me shenjë evropiane. Këtu procedurat janë të definuara. Presim dhe bëjmë thirrje të gjitha partitë politike të votojnë pozitivisht për këtë ligj sepse konsideroj se kështu në mënyrë më të mirë do të bëjmë avancim të madh në pjesën e Marrëveshjes kornizë e cila është miratuar dhe nënshkruar nga të gjitha partitë politike, ndërkaq edhe do të tregojmë vullnet për bashkëjetesë dhe pranim të dallueshmërive”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të mbledhjes së Komitetit të punës për integrime evropiane